Shpërndanin lëndë narkotike në dy provina të Italisë, arrestohen 2 shqiptarë, tregtuan 900 mijë euro drogë

336
Sigal

Mëngjesin e sotëm, policia e Ankonës ka arrestuar dy shqiptarë dhe dy italianë, pasi akuzoheshin se shpërndanin lëndë narkotike.

Hetimet bënë të mundur zbulimin e një grupi që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës që nga viti 2015 e deri në tetor të vitit të shkuar. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në Ancona dhe Macerata.

Furnizimet e drogës bëheshin në shtëpi, të dorëzuara direkt nga të dyshuarit, në të gjitha orët e ditës, me një kosto prej 100 euro grami i kokainës dhe 10 euro për marijuanë. Hetimet zbuluan sasi të mëdha droge, rreth 68 kilogramë marihuanë, 39 prej të cilave u sekuestruan, dhe 3 kokainë, për një fitim të paligjshëm të shitjes me pakicë prej 900 mijë euro.

Gjatë ekzekutimit të masave të lëshuara nga gjykata, u përdorën edhe qentë antidrogë ku në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjetën 90 gram kokainë.

Aktiviteti hetimor i kryer nisi pas informacioneve dhe monitorimeve në terren, teksa të dyshuarit besohet se i përkasin një rrjeti të tregtarëve të drogës.

Me kalimin e kohës, janë kryer ndërhyrje të shumta, të cilat çuan në arrestimin e shtatë personave dhe sekuestrimin e 39 kg marijuanë dhe 600 gram kokainë.

Komunikimi telefonik midis të dyshuarve dhe klientëve u zhvillua përmes “të dhënave” me përdorimin e rrjeteve sociale dhe aplikacioneve telefonike, gjë që i bëri hetimet dhe kontrollet shumë të vështira.

Rastet e shtrëngimit me dhunë dhe kërcënime nga të dyshuarit kundër blerësve u shfaqën gjithashtu, me qëllim që t’i detyrojnë ata të paguajnë borxhet që rridhnin nga shitjet e drogës.