Patozi: Nuk do të kandidoj për kreun e PD-së

464
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur nuk do të jetë një kandidat në garën për kreun e Partisë Demokratike, kjo për shkak të disa arsyeve. Patozi deklaroi dje në emisionin “Opinion”, se ka marrë një vendim për të moskandiduar për kreun e PD-së, kjo për dy arsye të forta. Sipas tij, ai nuk do të kandidojë për shkak se PD nën drejtimin e Bashës është gati të hapë një farsë elektorale. Më tej, ai tha se gara ka nevojë për disa kushte, ndërsa Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hedh në erë që ditën e parë procesin. “Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së. Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte. Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin. Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.
Sigal