Luan Sallaku, kandidati i LSI për kryebashkiak në Vorë: Qëndra shëndetësore do të përmirësohet

642
Ministri i Bujqësisë ‪‎Edmond_Panariti‬ dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Aleancës për Shqipërinë Europianen për bashkinë e Vorës, Luan Sallaku vizitojnë qendrën shëndetësore të Vorës, e cila duhet theksuar se është nën administrimin e kësaj bashkie. Panariti dhe Sallaku janë njohur nga afër me problematikat dhe nevojat e kësaj qëndre shëndetësore. Kandidati Luan Sallaku theksoi angazhimin e tij të plotë për rikonstruksionin e brëndshëm dhe të jashtëm të kësaj godine. Kandidati i LSI për kryetar bashkië në Vlorë Luan Sallaku u shpreh: “Me shumë rëndësi është pajisja e qendrës me një auto-ambulancë dhe rritja e kapaciteteve profesionale, kryesisht në fushën e kardiologjisë. Ne do të kërkojmë nga qeveria shtimin e fondeve shtesë. Qendra shëndetësore është e pamjaftueshme për Bashkinë e re të Vorës. Angazhimi ynë i madh do të jetë ndërtimi i një spitali të ri dhe modern për Vorën. Për ne, kujdesi shëndetësor ndaj qytetarëve është kryeprioritet.” Gjithashtu, kandidati i LSI për kryebashkiakun e Vorës, Luan Sallaku u takua edhe me komunitetin e gruas në Vorë. Takimi mbreslënës me komunitetin e gruas Vorë me kandidatin Luan Sallaku‬ u shënua si forcim i besimit në veten e tyre dhe në fuqizimin e vizionit për sipërmarrjen e ekonomisë. Premtimi që dha kominiteti i gruas në bashkinë e Vorës për kandidatin e LSI Luan Sallaku ishte: Ne jemi 50% i shkëlqimit të ekonomisë edhe pse e heshtur, por ne do shkelqejmë në datën 21 Qershor 2015 së bashku.
Sigal