Rigels Balili: Punoj që t’u shërbej njerëzve, t’u lehtësoj vështirësitë dhe hallet e tyre

714
Rigles Balili, edhe pse është i ri në moshë, ka fituar besimin e qytetarëve për të bërë ndryshimin e duhur në Bashkinë e Delvinës. Në intervistën për “Telegraf” kandidati i LSI në Delvinë, Rigles Balili u shpreh se frymëzimi për t’u marrë me politikë është t’u shërbejë njerëzve për të zgjidhur problemet e hallet e tyre. Ndaj, për këtë 4 vjeçar, kandidati Rigles Balili zbardh edhe programin e tij si kryebashkiak, për të bërë ndryshimin e duhur për qytetarët e Delvinës, me moton: “Më shumë shërbim dhe punësim”
-Zoti Rigels, jeni mjaft i ri në moshë. Çfarë ju shtyu juve që të merreni me politikë?
– Unë gjithmonë kam menduar e punuar për t’i shërbyer njerëzve, për t’i lehtësuar atyre vështirësitë dhe problemet. Ky motiv më ka dhënë gjithnjë kënaqësi dhe frymëzim. Është pikërisht kjo që më nxit të merrem me politikë. Për të bërë më shumë për qytetin tim, për t’i shërbyer njerëzve dhe për të kontribuar për përmirësimin e jetesës dhe mirëqënies. Mosha më jep mundësinë të jem sa më aktiv, mos të lodhem.
– Kush ju afroi ofertën, që juve të jeni kandidat për kryetar bashkie në Delvinë?
– Propozimi edhe për mua është bërë nga strukturat e bazës së LSI-së. Unë i jam atyre mirënjohës dhe ndjej një detyrim të madh moral dhe që do vendos energjitë e mia për të merituar besimin.
– Cili është këndvështrimi juaj për politikën, derisa njerëzit, gjithnjë e më pak u besojnë sot politikanëve?
– Besimi i pamjaftueshëm ndaj politikanëve vjen nga fakti se premtojnë dhe nuk mbajnë premtimet para zgjedhësve. Në këndvështrimin tim premtimet duhet të jenë reale të aritshme, në mënyrë që të bëhen të besueshme nga elektorati. Rëndësi vendimtare ka mbajtja e tyre.
– Cili është vizioni juaj dhe çfarë misioni do të përçoni nëse ju fitoni votbesimin për kryetarin e Bashkisë së Delvinës?
– Do të kërkohet një administratë funksionale e përbërë nga specialistë të ndershëm, të aftë e të përkushtuar që t’iu shërbejnë me përkushtim dhe ndërgjegje qytetarëve, që t’ju zgjidhin problemet dhe të jetojnë me hallet e tyre. Parimi jonë është: “T’i gjejmë punës njeriun, dhe jo njeriut punën”. Ky parim do të jetë në qendër të vëmendjes dhe veprimit tim. Sistematikisht do organizohen takime me popullin për të dëgjuar vërejtjet dhe mendimet e tyre. Ne do t’ju japim atyre llogari për punën e bërë dhe do të marrim në konsideratë e do të vemë në zbatim vërejtjet dhe mendimet e tyre. Do të ketë një bashkëpunim të afërt sistematik me partitë politike, me opozitën, me organizatat joqeveritare, me biznesin, me institucionet për koordinimin e punës dhe realizimin e objektivave të caktuar.
– Cila ëshët kritika juaj për qeverisjen 8 – vjeçare të Bashkisë së Delvinës nga kandidati i së Djathës, i cili kërkon mandatin e tretë?
– Kryetari aktual i bashkisë ka ndërtuar një administratë mbi motive njohje dhe miqësie, duke larguar nga puna intelektualë dhe specialistë për motive partiake. Policia bashkiake është jashtë detyre, ndërkohë që qyteti është mbushur me ndërtime të jashtëligjshme. Konfliktet sociale në qytet janë shtuar. Zbatimi i ligjit ka mbetur një nocion, qyteti ka 3 vjet pa ujë të pijshëm dhe përpjekjet e bashkisë kanë qenë dhe janë të pamjaftueshme. Gjendja e kanalizimeve të ujrave të zeza, të ndriçimit publik të pastrimit dhe gjelbërimit është alarmante. Nuk ka zbatuar vendimin e keshillit bashkiak për largimin e përsëritësve elektronik (antenat e celularëve) nga kinoteatri në qendër të qytetit. Firma e pastrim-gjelbërimit merr një fond të konsiderushëm nga bashkia, ndërsa puna e realizuar prej saj është e pakët dhe me mangësi dhe jo cilësore.
– Futbollistët e ekipit “Bistrica” të qytetit të Delvinës kanë 3 vjet pa marrë rrogën.
– Bashkia ka 1 vit pa paguar detyrimet e energjisë elektrike dhe ujit, ndërkohë që vazhdon të punësojë punonjës jashtë çdo kriteri.
– Ka trajtuar në mënyrë klienteliste dhe të njëanshme ndihmën ekonomike.
– Ka shpërdorime në planifikimin e karburantit për makinën e tij si dhe teprime të shërbimit telefonik.
– Shërbimi i qytetarëve nga personeli i bashkisë dhe personalisht nga kryetari ka qenë i diferencuar dhe me sorollatje e premtime boshe që s’janë mbajtur kurrë.
– Cilësia e punimeve të realizuara në qytet sidomos në disa rrugë e sheshe është kaq e dobët, saqë brenda vitit kanë filluar dëmtimet.
– Janë paguar me shuma të mëdha grupe këngëtarësh, të cilat nuk dihen burimet e financimit.
– Kinotetatri brenda dhe jashtë, veçanërisht biblioteka janë braktisur dhe katandisur keq, ndërkohë që atje janë planifikuar fonde dhe paguhet një personel i plotë.
– Faleminderit!

Ja çfarë u afroj qytetarëve të Delvinës
– Ju konkretisht, çfarë afroni qytetarëve të Bashkisë Delvinë, më shumë se kandidati tjetër?
– Në qendër të vëmendjes do të jetë ligjshmëria. Do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm, nxjerrja e bashkisë nga kolapsi ekonomik, ose thënë ndryshe, “gropa e zezë” financiare, ku e ka zhytur kryetari aktual.
Nxitja e punësimit.
– Favorizimi i biznesit, duke i ofruar kushte lehtësuese.
– Zgjidhja e konflikteve për pronat dhe kullotat, si dhe hipotekimi i tyre.
– Rikonstruksioni i rrugëve, kanalizimeve të ujrave të zeza në qytet dhe fshatra të bashkisë.
– Rehabilitimi i mjediseve shkollore dhe kopshteve të fëmijëve, si dhe ndërtimi i këndeve të lojrave.
– Rikonstruksioni i stadiumit dhe fushës së sportit.
Sigal