Imami: Kush është “prifti” i marrëveshjes Rama-Basha?

491
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ish- ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i lënë jashtë listave të kandidimit të PD-së, Arben Imami, komentoi zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe humbjen e Partisë Demokratike. Imami u shpreh se është bërë përpjekje për të shkallmuar degët e PD-së, ndërsa kryetari i opozitës nuk ka funksionuar në 4 vite. Ai tha se marrëveshja e fshehtë e 18 majit Rama-Basha e dëmtoi PD-në. “Në 4 vite kryetari i opozitës nuk ka funksionuar. Nëse ka pasur një opozitë që ka denoncuar këto krime të Edi Ramës ka qenë Berisha dhe Topalli. Por është bërë një përpjekje për të shkallmuar degët e partisë. Ka një trend global që oligarkitë e mëdha të kontrollojnë kudo. Kjo tashmë është e qartë. Nuk ka martesë dhe marrëveshje pa një të tretë. Pyetja për Ramën është: Kush ishte ‘prifti’ dhe kush e bekoi? Marrëveshja është e fshehtë dhe ka qenë dëmi më madh që i është bërë PD-së. 1/3 e elektoratit braktisi PD-në”, tha Imami.

Megjithatë Imami nuk ka zbuluar personat apo grupimet e interesuar për të arritur dhe mbajtur një marrëveshje politike mes Ramës dhe Bashës. Ai kërkoi largimin e Bashës edhe në nisje të fushatës elektorale, pasi mbeti jashtë listave të kandidimit për deputet.
Sigal