Sara Lleshi i përgjigjet Ballës: Ke treguar se i merr kthesat në kohën e duhur, reflekto dhe thellohu

1130
Sigal

Sara Lleshi, ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, ka reaguar për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla lidhur me Komisionin e Venecias. Lleshi shprehet se Presidenti ka fituar tre përballje me PS në Komisionin e Venecias.

Reagimi i plotë i Ndihmëses së Zëdhënësit të Presidentit:

I kujtojmë Tao-s se:

Presidenti Meta është shpallur “Luani i Artë” i Venecias.
Presidenti Meta ka fituar 3-0 përballjen me Rilindjen në Venecia.
Presidenti Meta nuk i çoi me dëshirën e tij ndryshimet e njëanshme dhe brutale të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Venecia, por këtë gjë ja kërkoi Europa.
Presidenti Meta e dëgjoi Europën, tani dëgjojeni edhe ju!

Edhe një këshillë për Tao-n:

E kuptojmë hallin tënd për të zënë një vend të sigurtë në listat e deputetëve, por meqë ke treguar se je një djalë që di t’i marrësh kthesat në kohën e duhur, REFLEKTO dhe THELLOHU!

Distancohu nga Sektori i Strukturuar Spiropalist i Rilindjes (SSSR) sa je ende në kohë dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste!


Sara Lleshi, ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit