Presidenti Meta: Anti-KÇK, fushatë propagandistike e bërë nga qeveria

384
Sigal

I ftuar në Open, Presidenti Ilir Meta hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë ku u ndal edhe tek paketa anti KÇK.

“Unë e shikoj këtë nisëm si një fushatë propagandistike të bërë nga qeveria për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kemi parti, polici, propagandë. A thamë për PPP.”- tha Meta.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati i cili tha se paketa anti KÇK nuk është vetëm propagandë por edhe një formë presioni ndaj bandave.

“E kishim ligjin anti-mafia. E përforcuam në 2017 për të luftuar krimin. Nuk besoj se kemi nevojë për ligje mbi ligje dhe për institucione mbi institucione”- tha Meta.