Atletja Luiza Gega, kampione Ballkani për të shtatën herë radhazi

708
Sigal

Atletja Luiza Gega triumfoi në disiplinën e saj të preferuar, 3000 metra me pengesa, në Kampionatin Ballkanik duke marrë medaljen e artë në Stamboll të Turqisë.

Kjo është hera e shtatë në karrierë që Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit.

Por një ditë më pas, po në Stamboll, por kësaj here për Kupën e këtij qyteti, Gega ka garuar në 1500 metra dhe është renditur e para.

Një garë që ka pasur edhe një incident, pasi një atlete turke tentoi në disa raste ta pengonte Gegën duke i zënë korsinë, madje në një monment duket se ka dashur ta mbajë edhe nga dora për të ndaluar shqiptaren.

Vetë presidenti i federatës së atletikës turke i ka kërkuar ndjesë atletes sonë për këtë veprim.