Agron Shehaj: Në Shqipëri, oligarkët vendosin ministrat, kanë pushtet absolut, komandojnë kryeministrin!

490
Sigal

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se në Shqipëri oligarkët kanë pushtet absolut, madje vendosin edhe për qeverinë. Ai u përplas ashpër me ish ministrin Ahmetaj, i cili mohon që në Shqipëri të ketë oligarkë.

Agron Shehaj: Ka oligarkë në Shqipëri, është dikush që falë lidhjes që ka me politikën ndërton një biznes, ose që ka përfitime përmes lidhjeve me politikën. As unë as kryetari i PD-së nuk kemi thënë që kanë lindur në kohën e Edi Ramës. Oligarkët janë ata që bëjnë ligjin, vendosin ministra, komandon kryeministrin. Ka oligarkë që vendosin ministra, po po! Një parlament që mblidhet dhe voton ligjin për Teatrin është se po i bën një favor një oligarku. Ligji për Teatrin është bërë për kompaninë FUSHA, nuk e them vetëm unë por e ka thënë dhe BE. Kompania FUSHA pastaj do t’i shpërbejë kryeministrit, do blejë media për kryeministrin, do fus njerëz në punë për të. Nëse ka patur korrupsion duhet të dënohen të gjithë. Kompania FUSHA fiton vetëm tenderë, falë lidhjeve që ka me politikën fiton tenderë qindra milionë eurosh.

Këto deklarata u kundërshtuan nga ish ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili tha se emrat e përmendur nga PD janë emra biznesmenësh që kanë punuar prej vitesh dhe nuk kanë dalë në dritë rishtazi.

Arben AhmetajOligarkia presupozohet të jetë, vendimarrja e një grupi të vogël financia, që detyron vendimarrjen e politikës në favor të vetes. Arrin deri aty sa emëron edhe qeverinë. Në rastin konkret po flasim për njerëz, që po ti marrim një nga një, janë njerëz që e kanë filluar biznesin në 1990.
Shoh populizëm, kjo është kolerë. Opozita bën populizëm. Ata nuk janë oligarkë, por biznesmenë që kanë që nga 1990. Ekonomia është dinamike, dikush vjen me ide. Procedurat janë procedura, nuk kanë ndryshuar. Këta kanë kontribuar në ekonominë shqiptare për 30 vite. Doni t’ju nxjerr atë që do të ndërtojë Balldrenin?
Në kohën e PD-së, ka marrë 80 milionë euro punë publike.

Agron ShehajPër Unazën e Madhe, u ndoqën procedurat, meqe the që u ndoqën procedurat. Më thuaj cilat procedura janë ndjekur për Fushën që do ndërt
Ju i njihni shumë mirë, sepse këtyre i keni shërbyer kur ishit ministër. Sa i takon kostove, kosoto e rrugës, Orikum-Dukat, 10 milionë euro.
Janë bashkë, politika,  ministrat, i kanë shërbyer, i njohin shumë mirë. Oligarkët në Shqipëri kanë pushtet të jashtëzakonshëm.