Suela Dinellari: Shpopullimi dhe papunësia, fryt i politikave të “Rilindjes” në qytetin e Korçës

703
Anëtarja e Kryesisë së LSI Korçë, Suela Dinellari ka reaguar për papunësinë dhe largimin masiv  të të rinjve në nivele  shqetësuese në qytetin e Korçës. Dinellari vë në dukje se kjo vjen si pasojë e politikat që “Rilindja” ofron për qytetin e Korçës.
Ja reagimi i plotë
Edhe pse vatër e kulturës dhe e arsimit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë së tij; qyteti i Korçës dhe rrethinat; sot, përballen ende me një rënie të vazhdueshme të nivelit të ekonomisë në të gjithë sektorët.
Situata është më e ndjeshme në mbylljen e bizneseve të mesme e të vogla dhe rritjen e papunësisë për shkak të keqqeverisjes së “Rilindjes”.
Mungesa e vendeve të punës, papunësia; largimi masiv i të rinjve, shpopullimi janë sot politikat që “Rilindja” ofron për qytetin e Korçës.
Ajo çka është më shqetësuese në vëçanti është numri gjithnjë e në rritje i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ekonomike për shkak te mungeses së kushteve minimale të jetesës.
Kjo situatë është rezultat i :
1. Qeverisjes së papërgjegjshme të “Rilindjes” të frymëzuar nga arroganca dhe mungesa e kulturës së llogaridhënies
2. Keqmenaxhimit të burimeve e potencialeve të rajonit
3. Nivelit të lartë të pandëshkueshmërisë.
Sfida për të gjithë qytetarët e Korçës, të rinjtë dhe të rejat, sot, është t’i japim fund mundësive të kufizuara nga oligarkia e qeverisjes së “rilindasve”. Le të jetë gjithësecili në të drejtën dhe përgjegjësinë legjitime pjesë e qeverisjes së vendit.
LSI është forca politike në shërbim të qytetarëve, në shërbim të vendit; me bindje, frymë dhe vizion që i jep prioritet: interesit publik, të rinjve dhe të rejave, zhvillimit të vendit e demokratizimit drejt integrimit të vazhdueshëm të tij.
25 prilli do të jetë data e ndryshimeve progresive për vendin!
Sigal