Gjermania do të vendosë karantinën

247
Sigal

Mediat në Gjermani po raportojnë se qeveria e vendit është gati të prezantojë masa të reja kombëtare për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Këto masa, sipas raportimeve, pritet që të prezantohen të hënën.

Ndërkohë, Bild ka një raport rreth diskutimeve të kancelares Angela Merkel me kryeministrat shtetërorë.

Në bisedime ajo shprehet se shpreson të bjerë dakord për një datë fillimi për një bllokim të radhës ndërsa rastet me Covid-19 vazhdojnë të rriten me shpejtësi.

Raportohet po ashtu se që prej orës 13:00 Merkel është mbyllur në zyrë duke bërë video-konferenca me 16 udhëheqësit e shtetit ndërsa diskutojnë në detajet e atij që i janë referuar gjerësisht si ‘Lockdown Lite’.

Sipas Reuters masat e reja pritet të hynë në fuqi më 4 nëntor dhe përshkruhet si një plan që përfshin mbyllje të restoranteve dhe bareve, ndërsa shkollat mbeten hapur. Datë e mundshme mbetet edhe 2 nëntori.