Rrëfehen trafikantët/ Ja se si bandat shqiptare, marokene dhe belge trasportojnë emigrantët nëpërmjet Shqipërisë në Europë

180
Sigal

Bandat shqiptare, marokene dhe kurde, transportojnë emigrantët nëpërmjet Shqipërisë

Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe kurde, të gjithë me banim në Shqipëri. Këto grupe punojnë së bashku për të marrë grupe migrantësh nga kufiri me Greqinë dhe për t’i transportuar ato përmes Shqipërisë, drejt vendeve të BE-së. Ky shërbim kushton rreth 250 euro për imigrant për ata që udhëtojnë në grupe. Për ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, çmimi mund të shkojë deri në mijëra euro. Një anëtar i një grupi trafikantësh i tregoi Exit se: ‘Ne kemi kontakte, marrim vendndodhjet e sakta dhe kontaktojmë shoferët’. Roli i tij është të organizojë shoferë, të negociojë, të rregullojë pritjen e imigrantëve dhe të menaxhojë të gjitha pagesat për njerëzit e përfshirë.

Marrëveshjet, që bëhen ndërmjet imigrantëve dhe ndërmjetësve

Në qershor 2020, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska përfundoi në prangat e policisë, bashkë me shefin e sektorit, B.Z, shefin e seksionit A.H dhe specialisten A.M. Ata u ndaluan nga policia  me akuzën se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme. Kjo dëshmon se trafikantët kanë lidhjet e tyre mafioze edhe me drejtuesë dhe segmente të caktuara në strukturat e Policisë së Shtetit.

Trafiku i emigrantëve përmes Shqipërisë

Emigrantët që dëshirojnë të transportohen drejt BE-së, zakonisht duhet të kalojnë përmes një ‘agjencie’ në Janinë.  Ata paguajnë një tarifë për ‘agjentin’ që i lidh  me shoferët në Shqipëri. Shoferi i pret emigrantët në kufirin shqiptaro-grek, ku ata kalojnë në mënyrë të paligjshme. Para kalimit të kufirit, njërit prej emigrantëve i jepet numri i shoferit që do t’i presë në kufirin shqiptar, në një vend të paracaktuar. Udhëtimi kryhet në furgona ose me makina me qira. Kohët e fundit edhe kamionët e mallrave po përdoren si një mënyrë për të shmangur identifikimin nga policia. Një makinë bosh ecën disa kilometra përpara makinës me emigrantë për të parë se ku ndodhet policia dhe ku janë vendosur postoblloqet. Në raste kur ka policë, shoferi i zbret emigrantët në fshatin më të afërt dhe kalon postobllokun me makinën bosh. Disa kilometra më tej, ai i dërgon emigrantëve vendndodhjen e tij dhe i pret sa të vijnë. Nëse ata arrijnë me sukses Tiranën, shoferi i lë në vendin e dakordësuar dhe i dërgon një foto dhe vendndodhjen një ‘agjenti’ të agjensisë në Janinë, i cili më pas i dërgon pagesën përmes Ëestern Union. Ndërmjetësi pastaj përdor djem të rinj, te paidentifikuar me të, për të tërhequr paratë nga zyrat e Ëestern Union në mënyrë që të mos zbulohet identiteti i tij. Në Tiranë emigrantët strehohen në një rrjet ‘banesash të sigurta’ në Laprakë. Aty ata shplodhen përpara udhëtimit tjetër. Një shofer i intervistuar nga Exit tha se mori 50 euro për emigrant, për udhëtim. Ai bëri tre udhëtime të tilla para se të kapej nga policia. Arsyeja që ishte përfshirë në këtë punë ishte nevoja për para për të mbajtur familjen e tij. Kur u pyet se çfarë kategorie njerëzish emigrojnë, ai shpjegoi se ata janë njerëz normal dhe ka shumë gra e femijë. ‘Burra, gra, fëmijë, shumë gra dhe fëmijë,’ tha ai, duke shtuar se ata janë thjesht ‘njerëz normalë’ që po ikin nga lufta në vendet e tyre. Shoferi shtoi se ata kanë shumë frikë nga policia dhe kjo është arsyeja pse paguajnë për transportin me shpresën se nuk do të kapen.

Trafikantët tregojnë si funksionon transporti i imigrantëve të paligjshëm në Shqipëri

Imigrimi drejt Bashkimit Europian ka filluar të ushqejë në Shqipëri një aktivitet të ri kriminal, trafikimin e njerëzve përmes territorit të vendit.  Ndërmjetësi shpjegoi se trafiku i imigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Jugut përbëhet nga një rrjet organizatash ku lojtarët kryesorë janë grupe të organizuara kurde dhe marokene. “Bëjnë kontaktet me njerëzit e tyre që janë këtu në Shqipëri. Ne kemi kontaktet, marrim vendndodhjet me lokacionet e sakta dhe kontaktojmë me shoferat”, tha ai. Sa i përket trafikimit në Shqipëri, ky person deklaroi se drejtohet nga shqiptarë të cilët kanë lidhje me trafikantët kurdë dhe marokenë. Më poshtë vijnë ndërmjetësit cilët organizojnë shoferët, negociojnë, organizojnë marrjen e imigrantëve, merren me pagesa dhe pastaj shoferët. Shoferi i intervistuar pohoi se ka transportuar imigrantë të paligjshëm 3 herë dhe më pas është arrestuar nga policia. Ai tha këtë e ka bërë për arsye ekonomike dhe zbuloi se merrte 50 euro për çdo imigrant. Shqipëria është një nga korridoret kryesore të kalimit të imigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt BE-së. Sipas ndërmjetësit, kjo vjen pasi “në Shqipëri është më e lehtë për të bërë lëvizjen e transportit.” Ai tha se kostoja e të gjithë udhëtimit nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe më pas kalimi drejt Kosovës ose Malit të Zi është 250 euro. migrantët ndahen në dy kategori – familje të klasës së mesme, burra të rinj, dhe disa gra dhe fëmijë. Ata udhëtojnë si një grup për disa qindra euro secili. Pastaj ka edhe të tjerë, që paguajnë për të udhëtuar vetëm me një çmim të lartë. Sapo mbërrijnë në Tiranë, imigrantët merren dhe çohen në një “shtëpi të sigurt”. Ata kanë mundësi të pushojnë për një ditë apo më shumë përpara se të vazhdojnë në pjesën tjetër të udhëtimit që është në Mal të Zi ose kryesisht në Kosovë. Jo të gjithë imigrantët kanë mundësi të paguajnë transportin nga këto grupe dhe shpesh zgjedhin të hyjnë në Shqipëri, duke udhëtuar më këmbë. Kryesisht ata zhvendosen drejt Tiranës, ku ndonjëherë zgjedhin të qendrojnë ose kërkojnë për mundësi për të kaluar në vendet e BE-së. Ata janë bërë shpesh herë burim denoncimesh në Babrru dhe periferi të Tiranës për vjedhjeve të pretenduara, konflikte në publik dhe shkeljeve të tjera të ligjit.