Ditën e sotme do të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

234
Sigal

Ditën e sotme do të vendoset përfundimisht se si do të jetë fleta e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për dymbëdhjetë qarqet e Shqipërisë.

KQZ ka prezantuar katër variante të fletës së votimit, e për këtë ka hapur një sondazh në rrjetet sociale ku ka kërkuar mendimin e qytetarëve se cila iu duket më e përshtatshme.

Ky vendim erdhi pasi Kolegji Zgjedhor dha fjalën e fundit, e cila rrëzoi Partinë Demokratike, duke detyruar koalicionin e demokratëve me Aleancën për Ndryshim që të shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë.