“Dita e Verës”, Basha uron nga ‘çadra e lirisë’ shqiptarët: Kohë më të mira po vijnë

509
Festës dhe urimeve për “Ditën e Verës’ i është bashkuar dhe kryeopozitari Lulzim Basha. Nga ‘çadra e lirisë’, Basha uroi shqiptarët, ndërsa u shpreh optimist për faktin se sipas tij kohë më të mira po vijnë për Shqipërinë.

“Dita e Verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë”, theksohet në urimin e Bashës.

Prej 24 ditësh, opozita proteston në Bulevardin përballë Kryeministrisë, atje ku po mbahen dhe festimet me rastin e ‘Ditës së Verës’. Për këtë festë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Sigal