Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka sjell në vëmendje mungesën e investimeve në sektorin e arsimit duke treguar se Shqipëria renditet e fundit për investimet në arsim sipas të dhënavë të Eurostat.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, deputetja Xhixho ka akuzuar qeverinë për propagand ndërkohë që shprehet se Rilindja ka dëmtuar rëndë arsimin dhe ka promovuar modele të krimit të organizuar
“Të dhënat e Eurostat rrëzojnë propagandën e qeverisë.
Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 4.7%. Pra, Shqipëria jo vetëm që është shumë larg Europës, por mbetet edhe pas vendeve të rajonit.
Shqipëria – 2.9%
Bosnjë-Hercegovina – 4.1%
Kosova – 3.9%
Serbia – rreth 3.7%
Mali i Zi – rreth 3.7%
Maqedonia e Veriut – rreth 3.9%
BE – 4.7%
Kjo është fytyra reale e propagandës së “Shqipërisë europiane”: flasin për Europën, por nuk investojnë te ajo që ndërton një shoqëri europiane – arsimi, mësuesi, universiteti dhe fëmijët tanë.
Më pak para për arsimin do të thotë më pak mundësi për të rinjtë, më shumë pasiguri dhe më shumë arsye për të kërkuar të ardhmen jashtë vendit.
Ndërkohë, paratë publike vazhdojnë të derdhen në beton, fasada dhe projekte që i shërbejnë më shumë propagandës së qeverisë sesa zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Europa ndërtohet duke investuar te dija dhe modelet e mira për shoqërinë.
Por, Rilindja ka dëmtuar rëndë arsimin dhe ka promovuar modele të krimit të organizuar, të të bërit para të shpejta duke shkelur ligjin dhe duke shkatërruar themelet e shoqërisë”, ka shkruar ajo.





















