Puntorët e incenetorëve në grevë

177
Sigal

Shteti të na japë paratë, gjakun dhe djersën tonë! Ndërkohë që financat i paguajnë miliona euro çdo muaj për oligarkët e kompanive që janë në kërkim nga SPAK

Grevistët: Shteti të na japë paratë, gjakun tonë, djersën tonë!

Punëtorët e inceneratorëve të Fierit 4 muaj pa marrë rrogat, qeveria mbush xhepat e oligarkëve në kërkim

28 mln nga buxheti paguajnë për një incenerator që nuk ekziston e paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore, punëntorët lihet pa bukën e gojës teksa pronarët e tyre bredhin rrugëve

 Punëtorët e inceneratorëve të Fierit, po punojnë mes mbeturinave të konsumit të produkteve nga qytetarët, por edhe ‘plehrave’ të miratuara nga shumica parlamentare dhe ajo e pushtetit lokal nën drejtimin e  Rilindjes. Edhe pse këta punëtor të nderuar dhe të respektuar rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë sa më shumë shëndet për komunitetin kanë katër muaj pa marrë rrogat. E ndërkohë që punëtorët janë pa rroga, ministria e financave vazhdonë të paguajë miliona euro çdo muaj oligarkëve që kanë fituar këto tendera , edhe pse “Bossët” e aferës më korruptive në historinë e kombit shqiptar janë në kërkim nga SPAK. Po si ka mundësi që “gangsterët” e qeverisë deklarojnë se nuk do i ndërpresim milionat për batakçinjtë e inceneratorëve, ndërkohë që brenda këtyre  milionave janë edhe pagat e këtyre punëtorëve që mbetën rrugëve dhe po lënë familjet pa bukë. Ndaj protestave të  këtyre punëtorve duhet t’iu bashkohen edhe familjet e tyre, komuniteti i zonës dhe gjithë qytetarët e Fierit,Tiranës  dhe Elbasanit.  Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë, sepse kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.  Kemi gati 5 muaj që nuk marrim pagat.  Nuk është e nevojshme të na vijnë sot këtu, as qeveria, askush, se Edi Rama i ka bërë të gjitha online. Të shtypë butonin dhe të na japë paratë, se Zoti i kësaj pune është ai.Shiheni tabelën atje, çfarë lexon. Unë jam prej 6 vitesh roje këtu, kemi lënë kockat këtu, të gjithë ne kemi punuar. Të na japin paratë, lekët tona po kërkojmë. Kemi kredi nëpër banka, fëmijë nëpër shkolla, nuk kemi ku t’i gjejmë paratë. Është e qartë se kush Zoti këtu, shiko tabelën. Është shteti! I merr nga një xhep, i çon në xhepin tjetër! Ndërrohen administratorët?! Ç’na duhet ne! Le të na japin paratë, të na japin gjakun tonë, djersën tonë”.Një tjetër punonjës tha për mediat: “Kemi qira, ujë , drita për të paguar. Vijnë tek porta dhe na kërkojmë lekët e ujit dhe të dritave.  Çmimet janë ngritur të gjitha, ka shkuar një kg vaj, 4-mijë lekë. Ne do të rrimë këtu tek porta, le të presin makinat derisa të na zgjidhet kjo çështje që ne kemi. Ta zgjidhë, të bëjë ç’të dojë shteti.”

Paguhen kompani fantazma

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestave të punonjësve të inceneratorit të Fierit, të cilët sot protestuan pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.Ajo thekson se janë paguar 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguhen as punonjësit.Ndër të tjera ajo thotë se paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit.