EMRAT/ Aksidenti me dy viktima në Korçë, drejtuesi i motorit ndërroi jetë rrugës për në spital

89
Sigal

Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla janë dy viktimat e aksidentit tragjik, që tronditi këtë pasdite Korçën, kur një traktor është përplasur me një motor në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak.

Arjan Xhuti ishte drejtuesi i motorit, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa Hatixhe Kulla ishte pasagjere në traktor.

Njoftimi i policise

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.