Rama e Tahiri krah për krah në Ditën e Verës, vendosin veroret tek Pazari i ri

564
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm sot në përurimin e Pazarit të Ri. “Dita e Verës nis me 1000 të sapopunësuar në Pazarin e Rilindur të Tiranës së Gjeneratës Tjetër,” tha kreu i qeverisë në nisje të fjalimit të tij.

Në krah te Ramës ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që përuroi projektin në të cilin punohej prej kohësh. Përveç Veliajt, ishte i pranishëm edhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë vizitës së tyre në ambjentet e reja të Pazarit të Ri, ata vendosën në dorë edhe veroren, simbolin e ardhjes se stinës së re.
Sigal