Rezoluta e PE: Jo “Open Ballkan”, njohim Procesin e Berlinit

98
Sigal

Zbardhet strategjia e re e Bashkimit Europian për zgjerim që do të aplikohet deri më 2024. Rezoluta dhe rekomandimi i Parlamentit Evropian i datës 23 nëntor 2022 drejtuar Këshillit, Komisioni dhe gjithë instancave të tjera ka dalë kundër nismës “Open Ballkan” që trumpetohet aq shumë nga kryeministri Edi Rama. Sipas dokumentit që Dosja.al ka siguruar, shkruhet qartë dhe e zeza mbi të bardhë se eurodeputetët e Parlamentit Europian janë dakord me çdo nismë që merret në kuadër të Procesit të Berlinit, por shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, iniciativë që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç edhe është nisma e Ballkanit të Hapur, edhe pse një qëndrim i tillë që është bërë me dije shpesh është hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama si i ‘keqlexuar’. “Rritja e përpjekjeve drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE vendeve si dhe bashkëpunimit rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së; përforcojnë ekonomike konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet strukturave, reformave dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal, që është i pranueshëm te gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE; në këtë kontekst evropian Parlamenti mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimi i marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale certifikata; shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal iniciativë që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor,”-shkruhet ndër të tjera në dokument. Nisma ‘Ballkani i Hapur’ është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë në dy takimet e fundit, por ende nuk janë pjesë e saj duke nënshkruar ndonjë marrëveshje si tre vendet e tjera. Kosova ndërkohë është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk e njeh nismën dhe nuk pranon të jetë pjesë e saj përpos ftesave të herëpashershme që ka marrë.