Erion Veliaj/ Kryebashkiaku pason titullin e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë te qyteti ukrainas: Ky vit na mësoi vlerën e fqinjëve

118
Sigal

Lvivi, qyteti ukrainas, u shpall dje Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025, në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Titullin e dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj, duke qenë se Tirana e mbajti këtë vit titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku u shënuan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë. “Fqinjët kanë rëndësi! Ata kanë rëndësi për ne kur i kemi në pallat, janë ata që na rrethojnë në shkollë, në punë, por më shumë rëndësi kanë nëse janë shtete që na rrethojnë. Teksa ne përjetojmë një luftë në Europë, si kjo në Ukrainë, të gjithë po e kuptojmë se nuk duhet t’i marrim fqinjët për të mirëqenë,” -u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë.” Kryebashkiaku ndau edhe një copëz nga përvoja si drejtues i qytetit që mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë.