Xhelal Mziu: 35 vjet Partia Demokratike, 35 vjet garanci për pluralizmin politik dhe shpresë për një Shqipëri europiane

Xhelal Mziu

Deputet i PD në Qarkun e Dibrës

PD është dhe mbetet forca politike që i hapi rrugën integrimit në NATO, liberalizimit të vizave dhe çdo hap të madh drejt Perëndimit. Dhe po kjo forcë do ta çojë Shqipërinë drejt standardeve të BE-së, me institucione të besueshme, ekonomi konkurruese dhe qeverisje të përgjegjshme.

NOA

PD ka qenë dhe mbetet aseti më i rëndësishëm i demokracisë shqiptare, themeli i pluralizmit dhe zëri i qytetarëve që besojnë tek liria, drejtësia dhe dinjiteti njerëzor.

Por sot, më shumë se një përvjetor, ne shënojmë rilindjen e besimit se Shqipëria mund dhe do të ecë përpara.

Ky 35-vjetor është momenti kur rikthejmë shpresën te njerëzit, frymëzojmë të rinjtë që të mos largohen, i kthejmë vendit drejtimin e duhur dhe forcojmë vizionin tonë europian.

PD është dhe mbetet forca politike që i hapi rrugën integrimit në NATO, liberalizimit të vizave dhe çdo hap të madh drejt Perëndimit. Dhe po kjo forcë do ta çojë Shqipërinë drejt standardeve të BE-së, me institucione të besueshme, ekonomi konkurruese dhe qeverisje të përgjegjshme.

Shqiptarët meritojnë më shumë.

Shqipëria meriton drejtimin që e afron me Europën, jo që e largon prej saj.

Dhe ne jemi gati t’i japim vendit energjinë, vizionin dhe integritetin që e çojnë përfundimisht në familjen europiane.

Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Demokratike!

Me besim, me shpresë, me vendosmëri, drejt Bashkimit Europian.