Av. Arben Llangozi:Padrejtësia nuk është vetëm problemi i tjetrit, është rrezik për të gjithë ne

Në një shoqëri ku shumë njerëz zgjedhin të kthejnë kokën anash dhe të thonë “po ç’më duhet mua”, padrejtësia vazhdon të rritet duke gjetur terrenin më të mirë pikërisht tek indiferenca jonë.

Kjo video është shembulli më i hidhur i asaj që ndodh kur zemrat ftohen, një njeri përjeton një padrejtësi të qartë, ndërsa të tjerët shikojnë pa reaguar, duke harruar se ajo që ndodh sot me dikë tjetër nesër mund të ndodhë me ne.

NOA

Kur shoqëria mbyll sytë, kur njerëzit mbyllin zemrat dhe kur secili mendon vetëm për veten, padrejtësia bëhet më e fortë, pushteti më arrogant dhe abuzimi më i zakonshëm.

Heshtja jonë nuk është mbrojtje, është bashkëfajësi, është karburanti që e ushqen dhunën, padrejtësinë dhe përçmimin ndaj më të dobtve. Kur nuk reagojmë, humbasim njerëzinë, solidaritetin dhe besimin tek njëri-tjetri, dhe shoqëria kthehet në një vend ku secili pret radhën e vet për t’u bërë viktimë.

E vërteta është e thjeshtë dhe e dhimbshme, padrejtësia kudo është rrezik për të gjithë dhe indiferenca është arma më e rrezikshme që mund t’i japim asaj. Prandaj para se të themi “nuk më prek”, duhet të kuptojmë se çdo zemër e lënduar diku është një tronditje për të gjithë ne, dhe çdo padrejtësi e heshtur sot është rreziku ynë i nesërm.