Alternime vranësirash dhe kthjellime, si do të ndryshojnë temperaturat sot

271
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit, lokalisht reshje me intensitet mesatar (në qarkun Shkodër).

Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje në lartësinë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek. Deti i forcë 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/15 diell shi

Kukës 2/8 diell shi

Lezhë 6/16 diell shi

Dibër 1/8 diell shi

Durrës 7/17 diell shi

Tiranë 8/17 diell re

Elbasan 6/16 diell re

Berat 2/17 diell re

Vlorë 7/18 diell re

Korçë 0/13 diell re

Gjirokastër 2/16 diell re

Sarandë 8/18 diell re.