E rëndë në Tiranë/ Përplasen dy makina, drejtuesit me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

362
Sigal

Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën “Muhedin Llagami”, në Tiranë. Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve shtetasit  K.K dhe L.B. Ata janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës  19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”,  janë përfshirë në aksident  mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D. Si pasojë e përplasjes  janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndersa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.