Teliti: 2.1 miliard euro në arkën e shtetit nga taksat, 50% e shqiptarëve s’paguajnë dot faturat

279
Sigal

Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike Dorian Teliti në një studio televizive foli për listat për deputetë dhe politikat fiskale të PD-së. Teliti u shpreh se kriza ekonomike në Shqipëri është thelluar edhe më shumë gjatë muajve të fundit, ndërsa shtoi se nga rritja e taksave janë 2.1 miliard euro më shumë në buxhetin e shtetit, por sipas tij 50 % e shqiptarëve nuk mund të paguajnë faturat e ngrohjes dhe kjo vjen se pasojë e keqqeverisjes. Ai theksoi se vëmendja ndaj biznesit duhet të rritet në mënyrë që të zhvillohet dhe të arrijë në standardet e duhura. Gjatë intervistës Teliti tha se çdo qeveri politikat e saj i tregon në vitin e parë të mandatit. Ekonomia është çështja e cila duhet të ketë më shumë fokus dhe se duhet implementuar një program social-ekonomik. PD bëri me dije Teliti e ka derën e hapur, ndërsa shtoi se gjithmonë ka ulje dhe ngritje sa i përket aktiviteteve politike. “2.1 miliard euro më tepër janë në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së taksave. A keni parë spitale të ndërtuara. Keni parë korpuse universitare. Shpenzimet kanë shkuar në ato të cilat i kemi parë, korrupsioni në Shqipëri vazhdon të rritet dita-ditës. 50% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e ngrohjes. Situata aktuale është si pasojë e keq menaxhimit. A mundet një parti politike ta bëjë Shqipërinë si Zvicra, jo nuk mundët. Por mund t’i japë një jetesë më të mirë. Përgjigjja që erdhi nga qeveria ishte totalisht e papërgjegjshme”, tha Teliti. Gjithashtu ai u shpreh se të marrit eurobond nuk është një lajm. “Ka dy aspekte te të cilat duhet ndalur, duhet të dimë me çfarë kosto është marrë borxhi dhe për çfarë do ta shpenzohet borxhi. Euroboni i sivjetshëm e kishte normën e interesit 3.16 % dhe normalisht që do të ketë kosto më të lartë. Të kujtojmë premtimin e këtij kryeministri që është sot në fuqi, i cili tha që fuqi time do ta shpreh në vitin e parë. Ekonomia i ka dalë nga duart dhe kusuret po i vuajmë të gjithë ne. I bëjmë thirrje kryeministrit se nëse ka marrë vendim të kopjojë programin e PD ta kopjojë atë të tërin. Nuk bëhemi xhelozë. Me ato dëme që ka bërë në 7 vite qeverisje nuk shqiptar që ta votojë atë përsëri. Programi i opozitës shqiptare sot i bën mirë vendit, i bën mirë opozitës shqiptare. Kryeministri nuk ka marrë thjesht propozimin tonë, por ka marrë edhe diskursin tonë. Kjo nuk do të thotë që ai nuk duhet të japë llogari. Para ku kanë shkuar? Vazhdojnë të shkojnë në xhepat e miqve dhe shokëve me tenderë. Abuzimi vazhdon të rritet dita ditës. Ajo që e bën një vend të ecë para është ulja e abuzimeve. Qytetarët ndjejnë rënie të mirëqenies dhe rritje të korrupsionit”, tha më tej Teliti. Në përfundim të intervistës ai u shpreh se duhet bërë një amnisti e studiuar mirë nga ekspertët.