Ligue 1, Olimpik Lioni humbet aleatë, Tuluza pranon rënien nga kategoria

77

Tuluza është dorëzuar! Ndryshe nga Amiensi, që pret sërish të ulet në Këshillin e Shtetit, TFC ka komunikuar se në sezonin e ardhshëm do të luajë në L2. Një vendim ky që pavarësisht se është pranuar, është cilësuar abuziv dhe i padrejtë, por tashmë konsiderohet si i pakthyeshëm. Nuk do të kontestojmë vendimin te drejtësia pasi duhet t’i përqëndrojmë energjitë në përgatitjen e sezonit të ardhshëm, sezonin e ku duhet të rifitojmë Ligue 1,” ka theksuar Patris Garand, një nga zyrtarët e klubit.