Italia ‘pushtohet’ nga karkalecat

421
Sigal

Turmat e karkalecave kanë pushtuar toka ta punueshme në Sardenjë, duke prekur më tej fermerët që tashmë po luftojnë me pandeminë koronavirus, njoftuan grupet bujqësore vendase. Numri i karkalecave është rritur që kur u ngrit temperatura, ku ato kanë shkatërruar afërsisht 15,000 hektarë kullotë në provincën qendrore të Nuoro, tha Michele Arbau, nga dega sardaneze e shoqatës italiane bujqësore Coldiretti. “Fermerët humbën kullotat verore dhe pjesërisht bar për vjeshtën dhe dimrin … dhe ata pak njerëz që rritën elb duhej të hiqnin dorë gjithashtu,” tha Arbau. Gjatë muajve të verës, karkalecat janë një fenomen i zakonshëm në ishullin mesdhetar të Sardenjës, i njohur për plazhet e tij idilike dhe vendpushimet ekzotike. Por pushtimi karkalecor i këtij viti është shumë më i madh se normali, raporton mediat. Vitin e kaluar, parazitët shkatërruan rreth 2.500 hektarë në pushtimin më të madh deri më tani që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe moti më ekstrem i nxitur nga ndryshimi i klimës mund të ndikojë në zhvillimin dhe shumëzimin e insekteve, përfshirë karkalecat, sipas Ignazio Floris, një profesor i entomologjisë në Universitetin e Sassari në Sardenjën veriperëndimore. Pushtimi i karkalecave është një tjetër telash për Italinë. Vendi ishte i pari që u prek rëndë nga koronavirusi në Evropë dhe akoma vuan pandeminë që deri më tani ka marrë jetët e mëshumë 34mijë njerëzve, si dhe ka infektuar gati 240 mijë të tjerë. Gjatë karantinës, fermerët duhej të merreshin me një mungesë të punëtorëve bujqësorë dhe motin e ftohtë që shkatërroi sasi të mëdha frutash. Kërcënimi më i fundit vjen nga karkalecat marokene, një specie që vjen nga Evropa Jugore, përfshirë Sardenjën. Këto insekte janë të ndryshme nga karkalecat e shkretëtirës që kanë shkatërruar fushat në Afrikën Lindore. Vëzhgimi i hershëm është thelbësor për shkatërrimin e tyre, sepse vezët e vendosura në tokë “mund të shkatërrohen lehtë duke kultivuar tokën aty ku është e mundur”, tha entomologu Floris. “Pasi insektet arrijnë në moshën madhore, siç është rasti tani, shumë pak mund të bëhet për t’i kontrolluar ato,” thotë Alexandre Latchininsky, një ekspert karkalecash për Bujqësinë dhe Ushqimin në KB.