Pas Gjykatës Sportive, Milan Skriniar “ndëshkohet” edhe nga Inter

282
Sigal

Pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Sassuolo dhe dënimit të rëndë që i dha Gjykata Sportive, Milan Skriniar duhet t’i bëjë llogaritë edhe me vendimet e Interit në dëm të tij. Kështu, klubi zikaltër ka vendosur të mos e apelojë dënimin e mbrojtësit me tre ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë. Jo vetëm kaq, pasi drejtuesit intersitrë do të zbatojnë me përpikmëri rregulloren e brendëshme të klubit, duke e ndëshkuar lojtarin edhe me një gjobë tjetër 10 mijë euro.

Conte Cropped 1xly3mkzh4tyv14fjf0tkim7go

Një lajm i keq për Skriniar, që konsiderohet si shtylla e mbrojtjes dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Antonio Conte. Mbrojtësi do të mungojë në tre përballjet e ardhshme të Interit kundër Parma, Bologna dhe Brescia. Po ashtu, në sfidën e ardhshme zikaltërit duhet të bëjnë edhe pa trajnerin Antonio Conte, i dënuar me një ndeshje pezullim, pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.