Këngëtarja e njohur zyrtarizon lidhjen me të dashurin në 27-vjetorin e lindjes

293
Sigal

Ariana Grande feston 27-vjetorin dhe nuk mund të mungonte një postim nga vetë ajo në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar foto dhe video të familjes aktuale, ku përfshihet edhe i dashuri.

Grande ka preferuar të ruajë privatësinë lidhur me romancën e saj të re. Këngëtarja vendosi që këtë datëlindje ta zyrtarizonte lidhjen me Dalton. Çifti u prezantuan për herë të parë në klipin e “Stuck With You”, bashkëpunimi i Grande dhe Justin Bieber gjatë karantinës. Në pak sekonda, Dalton shfaqet krahë Ariana-s, duke treguar kështu se ditët e izolimit dyshja i kanë kaluar sëbashku. Partneri aktual i Grandes nuk është personazh publik. Në një foto që këngëtarja e ka ripostuar nga profili i Dalton, emri i tij si përdorues në Instagram është mbuluar nga një zemër e zezë.

Pra, Grande dëshiron ta shijojë larg syve të medias romancën me Dalton. Gjithçka po shkohet më së miri për Ariana-n