Goditet banda shqiptare/ Vodhën edhe vilën e presidentit të ekipit të njohur të futbollit

347
Sigal

Një bāndë shqiptare që merrej me grābitje dhe që vepronte në Katalonia është gōditur nga Garda Civile. Anëtarët e grupit krìminal lëviznin prej andej për në Galicia për të vjēdhur në shtëpi luksoze që ishin zgjedhur më parë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se grupi ka nisur veprimtarinë krìminale nga janari i këtij viti, veçanërisht në jug të provincës së Pontevedra, konkretisht në Vigo, Nigrán, Ponteareas dhe Redondela. Ish-presidenti i Deportivo, Tino Fernández, pronar i kompanisë së këshillimit Altia, është një nga vìktimat e bandës në provincën e A Coruña dhe dje mori bizhuteritë që ishin vjedhur prej tij dhe që u gjetën në Katalonia. Operacioni “Scarpia” mbetet i hapur në pritje të arrēstimeve të mëtejshme. Anëtarët e bandës janë të moshës 20-25 vjeç dhe përdornin automjete të nivelit të lartë për të vepruar një herë në çdo dy javë, me një mesatare prej tri deri në pesë grabitje nëpër shtëpitë e njerëzve të pasur. Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera për numrin e të arrestuarve apo identitetin e tyre.