Tiku Dashi: Jo shpopullimit me Territorialen. Sot takimi i madh në Poliçan në orën 18:00, tek Pallati i Kulturës

Të gjithë së bashku sot më dt 01.06 ora 18 .00 në PALLATIN E KULTURËS POLIÇAN. Ti themi një JO të madhe projektit të shpopullimit dhe deformimit të vullnetit qytetar për reformën teritoriale. Fjala jonë është fuqi,kundërshtimi ynë për ta kthyer Poliçanin në një fshat të Skraparit do të jetë i fort dhe gjithëpërfshirës. Pa parti dhe me parti, të kapur fort të mbrojmë interesat e qytetit tonë. Deputetët që përfaqësojnë komisionin e reformës teritoriale do ta shohin nesër me sytë e tyre që ne jemi Një. Rroft Poliçani me popullin punëtor që ka. SHOQATA TOMORRI POLIÇAN!

NOA