Reforma territoriale, qeveria bën sot prezantimin e 4 projekteve

430
Sigal

TIRANE – Ministri i Shtetit për Çështjet vendore, Bledi Çuçi do të bëj sot në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale prezantimin e katër projekteve të qeverisë për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Ky prezantim do të bëhet përpara deputetëve të komisionit dhe pritet që të jepen edhe direktivat e radhës nga ana anëtarëve për ndarjen e re të Shqipërisë. Por këto harta të reja do të kenë një numër shumë më të ulët të njësive vendore se çka aktualisht vendi pasi kriteri i përcaktuar nga komisioni se çdo njësi vendore nuk do të ketë më pak se 30 mijë banor, do të ndikoj direk në përcaktimin e komunave dhe bashkive të reja të vendit. Pas prezantimit në Komisionin për Reformës Territoriale, deputetët anëtar do të dalin në terren për të konkluduar reformën. Konkretisht sipas Kushtetutës, një reformë e tillë kërkon 22 muaj konsultime në terren dhe sipas të gjitha gjasave, ndarja e re e Shqipërisë do të bëhet në datën 16 korrik, në fundin e këtij sesioni parlamentar.