Emiljano Aleksi: Për një udhëtim më të sigurt, mos prit radhën, por merr makinën e parë

Këshilltari për median në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka gjetur një mënyrë tjetër për t’u bërë thirrje qytetarëve të votojnë të duhurin dhe për të shkuar në destinacion të sigurt. “Gjatë udhëtimit me makinë, disa shoferë gjaknxehtë, shpesh ndihen të nervozuar me shoferët e tjerë apo kalimtarët. Në autostradë, shpesh shoferët garojnë me shpejtësi dhe bëhen të rrezikshëm për të tjerët. Duke u përballur me provokime të tilla apo mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, disa individë ndjejnë nervozizëm të madh dhe në disa raste mund të humbin arsyen. Por humori i këtij shoferi prishet në rastet e mosrespektimit të rregullave dhe kjo lidhet ngushtë me qetësinë psikologjike që duhet të tregojë. Nëse shoferit i përsëritet se duhet të arrijë në orar kjo e nervozon, pasi trafiku mund të jetë i ngarkuar dhe ai nuk arrin dot në destinacion në kohë. Për pasojë, gjatë gjithë udhëtimit, shoferi do të përjetojë një gjendje stresi. Ky shofer është i paduruar dhe i pëlqen shpejtësia, ndaj tenton të parakalojnë. Shoferët me këto karakteristika ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të shoqëruar nga stresi emocional. Vetëkënaqësia për ngjarjen e makinës, shumë shoferë, kryesisht të rinjtë, dëshirojnë të parakalojnë sa më shumë makina për të treguar se sa të zotët janë në timon. Por në rast se të tjerë shoferë i parakalojnë, kjo shërben si shkak për mërzitje dhe ata nervozohen. Madje shumë prej tyre e konsiderojnë parakalimin provokim. Shoferët me këto karakteristika kanë luhatje të humorit dhe mund të shkaktojnë aksidente në rrugë. Kujdes! Humori i keq i shoferit tonë mund të shkaktojë rreziqe dhe aksident. Vëmendje! Mos udhëtoni me këta shoferë! Kapeni shansin tuaj! Ndryshoni makinë! Për një udhëtim më të sigurt, të shpejtë dhe cilësor, mos prit radhën, por merr makinën e Parë! Voto LSI, voto nr. 1”, -shkuan Aleksi
NOA