Reagojnë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka: Ballisto-Republikanët do i shikoni më 21 Qershor

423
Dje, kryeministri Rama, duke zbardhur marrëveshjen me Metën për zgjedhjet vendore, përmendi edhe ballisto-republikanët, që, sipas tij, janë ndarë nga rruga e historisë së re. “Për sa i përket marrëveshjes me partitë e tjera, ne kemi hapur diskutimet me të gjitha partitë e tjera, përveç PD-së kuptohet, dhe atyre satelitëve ballisto-republikanë që janë përfundimisht të ndarë nga rruga e historisë së re të këtij vendi dhe do të shikojmë hap pas hapi me të njëjtën logjikë”. I menjëhershëm ishte reagimi i Mediut, ekskluzivisht për gazetën “Telegraf” kryetarit të PR-së dhe Agron Dukës, kandidatit për kryebashkiakune Durrësit. Mediu pohoi për “Telegraf”, se të presësh respekt nga Rama, duhet të jesh pjesë e pazareve të tij, ndërsa Duka, tha se Rama do të marrë ndëshkim shembullor në zgjedhjet vendore. Fatmir Mediu, për “Telegraf”: Ne jemi ndarë nga rruga e komunizmit të Ramës, e shfaqur sot si tirani i pushtetit personal dhe pazareve të tij. Rama s’pyet as për ligj, as për Kushtetutë dhe padyshim, as për qytetarë. Të presësh respekt nga Rama, duhet të jesh pjesë e pazareve të tij. Agron Duka për gazetën “Telegraf”: Historia e re, sipas Ramës, është historia që vjen pas tij, por nuk mund të jetë kështu, sepse historinë e bën sovrani me votat e tij, që jemi të detyruar ta pranojmë të gjithë. Unë mendoj, që me mënyrën e qeverisjes, koalicioni Rama do të marrë ndëshkim shembullor
Sigal