Deklaratat kundër inceneratorëve, kërcënohet N/kryetarja e LSI për Tiranën, Briseida Shehaj

256
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka marrë kërcënime pas denoncimit publikisht me emra dhe fakte, të qeveritarëve dhe klientëve të tyre të përfshirë në aferën e madhe korruptive të inceneratorëve.

Kërcënimet kanë ardhur pas pjesëmarrjes së saj për këtë çështje në emisionin “Opionion”, ku Shehaj u ngrit dhe akuzoi me emra, përfituesit bashkë me shumat e parave që kishin marrë, siç cilësohet edhe në procesverbalin e mbajtur më 11 shkurt 2022, pas kallëzimit të veprës penale.

E pyetur nga një medie, Briseida Shehaj tha se nuk dëshironte të prononcohej, pasi e kishte lënë çështjen në dorën e drejtësisë.

Në vijim, momente nga denoncimi që Shehaj bëri në emisionin e datës 10.02.2022 me temë: “Opinion – Inceneratorët, mister, para dhe arrestime”: