Rama i prerë me deputetët socialistë: Motra e vëllezër, koha se ça do bëjë PS për ju ka mbaruar

229
Sigal

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin përpara deputetëve socialistë në Elbasan në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar.

Rama u tha deputetëve se duhet të mendojnë akoma më shumë se çfarë duhet të bëjnë për vendin.

Çfarë bëra unë sot për PS? Do vendosim paktin që Shqipëria do vazhdojë kthesën e fortë dhe padiskutim që për mandatin tonë të tretë Shqipërië do të jetë në mënyrë të pakthyeshme në një nivel tjetër,” tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur për fitoren e një mandati të tretë, pasi sipas tij shqiptarët sot nuk kanë një alternativë më të mirë.

Megjithatë ai shprehet se ka bindjen që Partia Socialiste mund të bëjë akoma më mirë për Shqipërinë.