Monika Kryemadhi: 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk i përgjigjet popullit

214
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në qytetin e  Përmetit tha se zgjedhjet e 25 prillit kanë të bëjnë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk i pëgjigjet popullit.

“Do dëshiroja që falënderimi të vijë pas datës 25 prill sepse ajo që ne kemi diskutuar gjithmonë me Vangjelin është që gjithmonë njerëzit e kane votuar LSI sidomos që me ardhjen e Vangjelit në LSI që para 11 viteve. Ne kemi komplet një funksionim tjetër të strukturës. Ajo që dua të theksoj është që kandidimi i Elitit për të qenë në listën fituese të LSI sepse nuk është çështje mandati sa është çështje rezultati dhe atë se cfarë ne do të përkthejmë pas datës 25 prill për qytetarët tanë, është me e rëndësishme sesa numrat që një kemi në Parlament.”,- është shprehur Kryemadhi gjatë fjalës së saj.

Fjala e plotë Monika Kryemadhit: 

Do dëshiroja që falënderimi të vijë pas datës 25 prill sepse ajo që ne kemi diskutuar gjithmonë me Vangjelin është që gjithmonë njerëzit e kane votuar LSI sidomos që me ardhjen e Vangjelit në LSI që para 11 viteve. Ne kemi komplet një funksionim tjetër të strukturës. Ajo që dua të theksoj është që kandidimi i Elitit për të qenë në listën fituese të LSI sepse nuk është çështje mandati sa është çështje rezultati dhe atë se cfarë ne do të përkthejmë pas datës 25 prill për qytetarët tanë, është me e rëndësishme sesa numrat që një kemi në Parlament. Kur më pyeti gazetarja dhe më tha 2 mandate, ne mund të marrim dhe 3 dhe 4 i thashë por nuk është problemi as te numrat. Është problemi te përgjegjësi që ne marrim përballë njerëzve. Te angazhimi qëmarrim përballë njerëzve. Kur vinim rrugës diskutonim njerëzit si jetojnë këtu dhe me cfarë jetojnë. Si e ndërtojnë mënyrën e jetesës, si funksionin ekonomia, si ju përgjigjen institucionet e shtetit qoftë shëndetësia, qoftë arsimi, qoftë infrastruktura, si e kanë këtë shërbim të drejtpërdrejt te njerëzit. Dhe në fakt një nga problemet kryesore që ne shikojmë jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës por në të gjithë Shqipërinë është mungesa e vëmendjes. Largimi që ka ndodhur në të gjithë hapësirën dhe administrimin institucional qoftë kjo e shtetit, qoftë të shëndetësisë, qoftë të arsimit, qoftë të policisë dhe sigurisë, janë kthyer në struktura militante të cilat nuk i shërbejnë më.

Ka rëndësi shumë të madhe angazhimi i të rinjve dhe të rejave. Ne kemi shumë të rinj që janë nga Përmeti, nga Këlcyra që janë në Tiranë, kanë mbaruar studimet, punojnë atje, është shumë e vështirë që ata të kthehen dhe të jetojnë përsëri në Përmet apo në Këlcyrë. Edhe pse zona e Përmetit ofron mundësi pafund përsa i përket turizmit, ekonomisë, zhvillimit apo dhe projekteve qe janë bërë me BE në kuadrin e cross borderave. Ne mendojmë që turizmi nuk është thjesht një muaj apo dy muaj siç e ka kthyer qeveria shqiptare. Turizmi në Shqipëri me klimën që ka duhet të jetë 12 muajt e vitit. Por që të kesh një turizëm të zhvilluar që prodhon ekonomi i cili krijon vende pune, krijon pagë të mire paguar, krijon mundësinë e funksionimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, kërkon mbështetje nga shteti akoma më shumë në këtë situatë pandemie që kjo situatë e ka bërë shumë të vështirë angazhimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por e ka çuar në mbylljen e bizneseve dhe mungesa e mbështetje nga qeveria, pagat e luftës të famshme që akoma nuk kanë marrë të parat jo më të vazhdojnë më paketën e dytë dhe të tretë. Siç ka ndodhur në Kosove, Maqedoni, Mal të Zi, sic ka ndodh në të gjitha vendet e rajonit, nuk është ndjerë akoma as në Tiranë. Një nga problemet tona kryesore është ajo cfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo cfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë. Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe. Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet.