PD i përgjigjet ambasadores së SHBA: Rama promovoi të inkriminuarit, janë binom i pandarë

254
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar pas letrës së Yuri Kim drejtuar kryetarëve të partive, ku bënte apel për filtrimin e kandidatëve për deputetë.

Drejtori i fushates në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj përmes një reagimi në Twitter i përgjigjet ambsadores duke deklarur se është Rama ai që promovoi të inkriminuarit. “Ai dhe krimi jane binom i pandare”.

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar te tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.”, shkruan Rushaj.

Më herët, ambasadorja e SHBA apeloi që kriminelët dhe të korruptuarit të mos përfshihen në lista.

“Edhe pse individët janë përgjegjës për të treguar historikun kriminal, krerët e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklarimeve të personave që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e partisë së tyre”, thotë Kim në letrën dërguar kryetarëve të partive politike shqiptare.