Plas me armë në Shkodër, ka të plagosur

337
Sigal

Të shtëna armësh janë dëgjuar mesditën e sotme pranë kryqëzimit të “Prek Calit” në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se është plagosur një person që është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur motivet dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës së zjarrit. Nuk dihet ende se nëse ka disa apo një autor të ngjarjes.