Tepelenasi kapet në kufi, akuzohet për abūzim s*ksual

240
Sigal

Besnik Kreçi, 46 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim për abūzim s*ksual dhe “marrëdhënie seksuale me persona të pa mbrojtur”, është vënë në pranga.

Kreçi u arrestua pasditen e sotme në kufi, teksa po tentonte të largohej drejt Greqisë.

Policisë Kufitare e Çarshovës ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar.

Kreçi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe tashmë është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së këtij qarku.