Berisha e pranon humbjen e PD, por fitoren e sheh te “strategjia e bashkimit”

518
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e pranon humbjen e kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Ai shprehet se ndonëse shumë demokratë i kanë kërkuar që të shpresë qëndrimin e tij gjatë fushatës për kreun e PD për situatën brenda partisë, ai thotë se që nga momenti që është larguar nga kreu i kësaj force politike, e ka parë të arsyeshme që të mos ndërhyjë.
Berisha thotë se ka dhënë dorëheqje nga PD pa rikthim, ndërsa shton se i qëndron këtij vendimi.

Përpos humbjes në këto zgjedhje, Berisha thotë se ringritjen e partisë e sheh tek një strategji bashkimi, ku të vlerësohet kontributi i çdo demokrati,

“PD ka pësuar humbjen më të thellë në histori. Por humbje fatale nuk ka, humbjet i bën me dorën tënde. Ne duhet të punojmë për një strategji për zgjedhjet. Dhe kjo strategji bëhet nëpërmjet bashkimit. Kam besim se do të gjendet vullneti për një strategji. Statuti i PD duhet të nënshtrojë të gjitha palët. Dua të thekson se statuti i PD nuk e ka të shkruar dorëheqjen. Pra statuti nuk e detyron kryetarin të japë dorëheqje”, u shpreh Berisha.
Sigal