Qëndër azilantësh në Shqipëri

277
Sigal

The Sun deklaron se të gjithë emigrantët e paligjshëm nga gjithë bota që futen në Angli do të dërgohen në Shqipëri. Reagon Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga:  Eshtë lajm i pavërtetë, vendi ynë nuk ka asnji detyrim ndaj këtyre vendeve.

Pas iranianëve dhe afganëve, Rama do marrë në Shqipëri dhe refugjatët e Europës

Anglia : Bisedime për krijimin e një qendre emigrantësh në Shqipëri

Drejtori i Komunikimit të kryeministrit, Endri Fuga përgënjeshtron: E pavërtetë!

Edi Rama ka vendosur që të kthejë Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.Pasi mori emigrantët iranianë dhe i sistemoi në Manzë, vendosi që po vetë të marrë edhe afgantët që i largoheshin regjimit taleban.Me një vendim krejt personal, Edi Rama i premtoi SHBA-së së do të merrte deri në 4 mijë qytetarë nga Afganistani dhe do ti strehonte në Shqipëri.

Por mediat britanike kanë zbuluar një tjetër vendim personal të Edi Ramës, i cili ka vendosur që të marrë në Shqipëri të gjithë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel.

The Sun shkruan se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.

Ndërsa autoritetet britanike do të shqyrtojnë kërkesat e tyre, vetë emigrantët do të qëndrojnë në një qendër pritje që do të ngrihet në Shqipëri.

Siç shkruan The Sun, emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike.Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm.Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit të emigrantëve ilegalë.Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë ccështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.Një burim i brendshëm tha: ‘Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo qendër të ngrihet. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani kemi detajet siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të dërgohen në Shqipëri’.Propozimi vjen mes presionit në rritje për të vepruar pas një rekordi prej 17,000  emigrantësh synojnë të futen në Britaninë e Madhe nga Franca deri më tani këtë vit.Ministrat gjithashtu duan të shkatërrojnë bandat e kontrabandës së njerëzve që kërkojnë mijëra paund për kalimet