Ish-kryetari i PS në Mat vret 3 punonjës të bashkisë. Vritet një vajzë e mitur në Tiranë

611
Sigal

Krim në Mat, kryetari i PS të zonës vret 3 punonjës të bashkisë

Dje në mesditë ndodhi një masakër në një lokal në fshatin, Shëlli të Matit. Sipas policisë, 51-vjeçari Kujtim Hoxha, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Mentor Hoxha, Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi në një lokal. Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa pak orë pas ngjarjes humbën jetën dhe dy nga tre të plagosurit, Erzen Alija dhe Hamit Buçi. I vetmi i mbijetuar por i plagosur, Astrit Hani, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Burrelit. Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit e bashkisë po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Reagon Basha, kryetari i PD u shpreh se “Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”. Kujtim Koxha është një emër i njohur, pasi ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Mat.