Protesta e opozitës/ Zgjerohet harta e bllokimit të rrugëve

464
Sigal

Në orën 18.00 të së enjtes, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kerkuar largimin e kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan