Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Tkurrja e Ramës!

260
Sigal

Rama duket sikur është zvogëluar, jo vetëm në përmasa, por edhe në argumentet që përdor kundër rivalit të tij Basha. Edhe mediat që e mbështetin, janë bërë krejt të pabesueshme dhe duke dëshiruar që ta lartësojnë,  po e dëmtojnë edhe më shumë. Parmbrëmë në një debat televiziv për bulizmin e femrave, drejtuesja e emisionit shfaqi dy spote të hedhura në mediat sociale, nga Basha dhe Rama. Basha në spotin e tij akuzonte Ramën për bulizmin ndaj femrave. Ndërsa Rama, nëpërmjet spotit të tij, godiste Berishën. Drejtuesja e emisionit tentonte të “fuste në kurth” debatuesët me pyetjen : “Kush ka të drejtë, Rama. a Basha”? Basha akuzonte Ramën për sjelljet e sotme. Rama fliste për të shkuarën, e akuzonte Berishën. Po Basha ku ishte? Rama është tkurrur aq shumë e i mungojnë argumentet për ta “goditur” rivalin e tij Basha, sa edhe aleatët e tij interesaxhi, nuk e ndihmojnë dot.

Betejë e humbur, që pa nisur fushata e zgjedhjeve parlamentare.