Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Puna në boshllek e Komisionit të Antiligjshmërisë” !

275
Sigal

Komisioni i Ligjeve ka qënë një nga komisionet më gastore të “Parlamentit të Sajuar”, kur funksiononte në kundërshtim me kushtetutën me 122 “ushtarë memec”.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komisioni i Antiligjshmërisë u mblodh me urgjencë për të miratuar kërkesën e inicuar nga ish deputetët.

Për ta kuptuar sa qesharake është kjo trupë që drejtohet nga Ulusiu e  duhej të ishte model i gjykimit, po i bëj një krahasim me Komisionin e Ligjeve të viteve 1922, kur drejtohej nga Ali Këlcyra.

Pas vrasjes së Esat Toptanit qeveria e drejtuar nga Ahmet Zogu me një grup deputetësh i kërkoi parlamentit që të bënte ligj për sekuestrimin e pronave të tij. Nisma shkoi në Komisionin e Ligjeve për tu miratuar. Por  komisionit i drejtuar nga Ali Këlcyra e rrëzoi nismën me arsyetimin, se pushteti legjislativ, nuk mund të marr kompetenca të pushtetit gjyqësor.

Pas 100 vjetësh “Komisioni i Humorit”, akoma nuk ka reflektuar nga “shuplakat” e Komisionit të Venecias që rrëzoi raportin e Komisionit të Ligjeve dhe të “Parlamentit të Sajuar”, për shkarkimin e Presidentit, sepse konstatoi se nuk kishte shkelje të rëndë të Kushtetutës !

Tani jemi në situatë komike, sepse, nismëtarët e shkarkimit të Presidentit, janë vetë në kushtet e Antiligjshmërisë, sepse, shumica nuk u zgjodhën deputet, dhe “Parlamenti i Sajuar” e ka mbaruar mandatin e duhet të funksionoj formalisht, vetëm për situatë të jashtëzakoneshme.

Në Komisionin e Ligjeve çështjen e gjykojnë ish deputetët. Jam i keqardhur nga pedagogja e jurisprudencës Vasilika Hysi e cila miratoi kërkesën e ish deputetëve, kur edhe vetë nuk është deputete.

Reflektim duhej të kishte nga komisioni që e mbeshteti më parë raportin e shkarkimit të Presidentit, me arsyetimin, se kishte nxjerrë dekret në kundërshtim me Kushtetutën. Po në këtë nismë, cili është akti që ka nxjerr presidenti, me të cilin ka tejkaluar kompetencat ? Në këtë rast nuk kemi asnjë akt, asnjë dekret të Presidentit ! Përse shkarkohet ?

Së fundmi, nuk kemi më dy maxhorancat që funksiononin në “Parlamentin e Sajuar”, kur punonin në sinkron, maxhoranca qeveritare, me atë, që unë e kam emërtuar “opozita e opozitës” !

Populli në zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit, të gjithë deputetët e “opozitës së opozitës”, që konkuruan në Listat e Shqyera të PS-së dhe të partive të krijuara një muaj para zgjedhjeve parlamentare, i “nxorri në zall”, duke i shndërruar ata dhe deputetet e PS-së, në “ish deputetë” e duke mos u legjitimuar me nismen e tyre antikushtetuese.

Përfundimisht, të gjithë janë në kushtet e antiligjshmërisë, duke u kryesuar nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka punuar e punon në boshllëk, për ta mbyllur mandatin me turp !