Prof.Dr. Arben Malaj: Vetëm në Shqipëri ministrat e Financës gëzojnë kur marrin borxhe

367
Sigal

Arben Malaj, Ish ministër i Ekonomisë dhe Financave

 Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj në një leksion të hapur të dhënë në universitetin e Korçës ka folur sa i përket zhvillimeve të fundit ekonomike në vend.Malaj foli për riptomonedhat virtuale dhe u ndal veçanërisht tek borxhi i marrë nga qeveria shqiptarë për realizimin e objektivave të buxhetit të ardhshëm. Ish ministry kritikoi qeverinë për mënyrën sesi po e menaxhonte situatën dhe tha se Shqipëria ishte i vetmi vend ku ministrant e Financave gëzohen kur shteti merr borxh.Ndërsa sa i përket pastrimit të parave në vend, Malaj tha se kjo po bëhej në fushën e sektorit të ndërtimit dhe se kjo po sillte shtrenjtimin e jetesës gjë që në pak kohë do të ishte e papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

Kriptomonedha, firmat e reja piramidale?

Arben Malaj: Besoj se është një risk shumë i lartë e se duhet të bëjnë shumë kujdes. Këshilla ime për studentët, është mirë që të dëgjojnë qëndrimet pro dhe kundra, unë në mënyrë profesionale por nqs duan ta provojnë, por jo me leket e mamit e të babit.

Rama deklaron se ekonomia shqiptare po ngrihet shumëfish në krahasim me para pandemisë, si i shihni këto deklarata?

Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore.Ministrja e ekonomisë tha para dy ditësh në parlament se qeveria shqiptare do të mbështesë me 10 miliardë lek OSSHE në krizën energjetike.

Jemi i vetmi vend që ministrat e financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes sr borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare.

Po bëhet mjaftueshëm në Shqipëri për luftën kundër pastrimit të parave?

Malaj: Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore cka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre.