Kurti në konferencë me Ramën: Të hiqen barrierat mes dy vendeve

100
Sigal

Pas takimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se barrirat ms dy vendeve duhet të hiqen dhe lajmëroi se qeveritë do të takohen sërish në nëntor.

“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Për realizimin e tyre qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri. Dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet që pritet nga qytetarët. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazim dhe mirëqënie. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave është e domosdoshme. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që e njohim njëra tjetër por kemi besim të plotë. Biseduam për të gjitha fushatat e qeverisjes dhe në veçanti u zotuam që e shohim si të rëndësishëm sinkronizimin gjithandej. Biseduam edhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy qeverive tona. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat për marrëdhëniet tona bilaterale, që të udhëhiqet nga Gentian Sala,” tha Kurti.