Rama për Kurtin: Kur vëllai i vogël ka një problem kërkon mbështetje, por s’të dëgjon

171
Sigal

Duke e cilësuar Albin Kutin si “vëllai i vogël”, kryeministri Edi Rama foli për “Ballkanin e Hapur”.

Rama tha se, vëllai i vogël (Kuti) kur ka një problem kërkon mbështetje, por kur vjen puna te dëgjo vëllain e madh (Ramën), nuk dëgjon.

Më tej tha se, është i bindur që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në baltën e të shkuarës.

Pyetja e gazetares: Vëllai i madh i Kosovës, a e kuptoni tani vëllain e vogël pas kërcënimeve të Serbisë pse refuzon të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur?

Më ka qëlluar të jem vëlla i madh në shtëpi. Si vëlla i madh kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem. Kur ka një problem më thotë gjithmonë duhet të më mbështesësh. Kur vjen puna t’i thuash më dëgjo dhe mua nuk më dëgjon. Nuk pretendoj se jam vëlla i madh këtu sepse Albini nuk do ta pranonte kurrë të quante veten vëllanë tim të vogël. Unë jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në baltën e të shkuarës.

Ai prodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur por do ia lërë vendin prodhimit të mirëqenies. Kjo nuk mund të jetë e plotë, Një hapësirë ku zbatohen katër liritë e BE, në një Ballkan të Hapur është një hapësirë ku ka më pak vend për këto lloj tensionesh që vijnë nga e shkuara dhe një klimë që shtensionohet duke bërë me fqinjët gjëra të cenuara është më e mundur të ketë sukses dialogu.

Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse përshpejtimi i procesit të Berlinit duke mos pritur që axhendat të na i bëjnë të tjerët, E kuptoj shumë mirë që Kosova e ka të nxehtë plagën por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën. Ato helikopterët që vijnë vërdallë atje janë për ushqim brenda Serbisë por Kosovës nuk kanë çfarë i bëjnë të tjerë. Vëllanë dhe fqinjët nuk i zgjedh. Me vëllanë të ligj gjaku, ndërsa fqinjin e ke atu.,Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur pa fqinj të kënaqur