Eksperti i Freedom House / Gjergji Vurmo: “Venecia” bëri për ujë të ftohtë këshilltarët e BE dhe SHBA. EURALIUS të mbajë përgjegjësi!

286
Sigal

Reagimi  i ekspertit  të “Freedom House”: “Venecia” bëri për ujë të ftohtë edhe këshilltarët e BE dhe SHBA

Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim  dhe ekspert i organizatës amerikane “Freedom House”,  Gjergji Vurmo, shprehet  se raporti i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën  Kushtetuese ka vënë në dukje gjithë dështimin e institucioneve të drejtësisë, por dhe të misioneve të huaja në Tiranë. Me një reagim  në rrjetet sociale, Gjergji Vurmo, i cili është dhe ekspert i organizatës amerikane “Freedom House”, deklaron se diplomatët që sugjeruan si normale zgjedhjen e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese, kanë marrë një goditje të fortë nga Komisioni i Venecias. Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo:Opinioni i Komisionit të Venecias bën për ujë të ftohtë, jo vetëm Dvoranin dhe Parlamentin për makinacionet e tyre antikushtetuese, POR, për fat të keq, edhe “EURALIUS & US legal advice”, të cilët i sugjeruan Delegacionit  të BE-së dhe Ambasadës së SHBA-së,  se “zgjedhja e Arta Vorpsit dhe betimi i saj tek noterja ishin normale”.Dikush tek “EURALIUS  & US legal advice” duhet të mbajë përgjegjësi, apo jo? Përndryshe, mos u çudisni nga teoritë e konspiracionit.